Mbyllet nga dita e enjte Qendra e Regjistrimit në Istog, qytetarë të shumtë ankohen se s’po mund të pajisen me dokumente

Kosova

Mbyllet nga dita e enjte Qendra e Regjistrimit në Istog, qytetarë të shumtë ankohen se s’po mund të pajisen me dokumente

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:36
Foto Ilustrim

Qendra e Regjistrimit Civil në komunën e Istogut që nga dita e enjte është e mbyllur. Kjo pasi reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në fund të javës së kaluar në mbarë vendin, kanë shkaktuar telashe në objektin e kësaj qendre.

Tani kur  kanë kaluar pesë ditë që nga mbyllja e saj, qytetarë të shumtë që kanë ardhur nga diaspora por edhe ata vendas po ankohen se nuk po mund të marrin shërbime në lidhje me dokumente që atyre iu duhen e që lëshohen nga kjo qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat