Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, pret një grupi të të rinjve nga (Objekti i MKRS-së, ora 09:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe bën përzgjedhjen e listës së ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Grupi Vullnetarët/Vullnetarët #COVID-19 së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, lansojnë fushatën “Së bashku kundër COVID-19”. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 10:00)

Ministri i  Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, raporton në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave JoQeveritare. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Ministrja Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, zbulojnë punimin “I love Kosova, (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 12:00.)

Ministrja Vlora Dumoshi viziton ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit “Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS, (Skenderaj, ora 13:00)

OJQ “Human Opportunities, Participation and Engagement” mban konferencën "Rinia Kosovare në Ditën e Rinisë" e cila për shkak të situatës në të cilën jemi do të mbahet vetëm nga penalistët dhe do të transmetohet direkt në faqen e organizatës. (International Maarif School, Qallapek, Lipjan, ora 14:00).

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, mbahen aktivitete virtuale: Lidhje në platformën Zoom, fushata “Psikologët e rinj për të rinjtë”, (Platforma Zoom, ora 15:10)

Lidhje në platformën Zoom, organizuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë. (Platforma Zoom, ora 17:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat