Dy mjekë të Spitalit të Vushtrrisë shërohen nga koronavirusi, 3 pacientë në gjendje të rëndë

Kosova

Dy mjekë të Spitalit të Vushtrrisë shërohen nga koronavirusi, 3 pacientë në gjendje të rëndë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 49 pacientë për koronavirus, 3 është i intubuar, ndërsa 29 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Në përgjigjen e Spitalit të Vushtrrisë  thuhet se 42 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

4 persona janë në CPAP, ndërsa 7 persona ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Dy mjekë të këtij spitali që kanë qenë të infektuar me koronavirus janë shëruar, ndërsa janë edhe 8 infermierë dhe një staf tjetër mjekësor të infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat