​Drejtoria e Urbanizmit në Malishevë tërheq pëlqimin edhe për një gurëthyes

Kosova

​Drejtoria e Urbanizmit në Malishevë tërheq pëlqimin edhe për një gurëthyes

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:30
Ilustrim

Drejtoria për Urbanizëm në Komunën e Malishevës ka marrë sot vendim për anulimin e vendimit të mëhershëm, për një kompani, e cila planifikonte të shfrytëzonte rreth tre hektar sipërfaqe për qëllime komerciale.

Kompanisë “Geo Stone” me seli në Prishtinë, edhe pse më herët i është dhënë vërtetimi se ajo pjesë është jashtë planit urban, e njëjta është tërhequr pas vendimit të komunës dhe pas peticionit të banorëve të fshatrave Turjakë dhe Panorc.

Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka paralajmëruar se në bashkëpunim me inspektoratin, në vazhdimësi do të mbikëqyren të gjithë gurëthyesit, dhe në të gjitha rastet ku nuk zbatohen kriteret, do të merren masat sipas ligjeve në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat