Çfarë moti pritet në Kosovë të premten dhe të shtunën? - Bota Sot
Çfarë moti pritet në Kosovë të premten dhe të shtunën?

Kosova

Çfarë moti pritet në Kosovë të premten dhe të shtunën?

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Ditën e premte do të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites dhe vonë në mbrëmje ekziston mundësia për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullima.

Fusha të presionit të ulët nga Evropa Perëndimore, pasditen e së premtes dhe në fundjavë do të shtrihen mbi rajon. Ditëve të fundjavës pritet destabilizim i motit dhe rënie e lehtë e temperaturave, kohë pas kohe me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Të shtunën vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të mbajë mot i nxehtë, por i ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.

Nga mesi i javës së ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë përsëri kushte për reshje shiu, derisa temperaturat mund të pësojnë rënie më të theksuar.

Indeksi i rrezeve UV të premten mbetet në vlera shumë të larta, e në fundjavë me tendencë të rënies në vlera mesatare dhe të larta, njofton PW.

Parashikimi për 14 dhe 15 gusht:

14.08.2020 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje më vonë, mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 32C, e në vise malore 13 deri 24C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi, e në mbrëmje nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 8.

15.08.2020 – Vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve të shpërndara me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 28C, e në vise malore 14C deri 22C. Erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-6m/s. Indeksi UV: 7.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat