Moti për sot

Kosova

Moti për sot

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 07:33
Ilustrim

Sot dhe nesër në vendin tonë moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Në pjesën e parë të ditës do të jetë mot me diell, por pasdite përpos diellit parashihen zhvillime të vranësirave të cilat në territore të caktuara do të shoqërohen me reshje të përcjella me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, sidomos në orët e mesditës, prandaj rekomandohen këshillat e IKSHP. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat