Fermerët e furrtarët në pritje të pakos për rimëkëmbje ekonomike

Kosova

Fermerët e furrtarët në pritje të pakos për rimëkëmbje ekonomike

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 22:56
Fermerët

15 lopë Zen Haradinajt i sillnin fitime të mira para se të vinte pandemia, mirëpo me shfaqjen e rasteve të para gjendja ndryshoi për të keq edhe për fermerin Haradinaj.

Në pandemi çmimi i qumështit ra dhe shitjet u zvogëluan.

“Më herët nuk kemi pasur probleme, por nga pandemia po kemi probleme në shitjen e qumështit. Llogaria është shumë e ulët pasi çmimi është shumë i ulët”, tha Haradinaj për RTV Dukagjinin.

Pos lopëve Haradinaj merret edhe me mbjelljen e domateve, trangujve e perimeve tjera.

Por edhe në këtë veprimtari bujku nga Stanoci i Epërm pësoi mjaft dëme.

“Prodhim ka mjaft por shitje nuk ka. As në pazar nuk ka shitje por po mundohemi në markete së paku mos t’i gjuajmë. Fitim nuk ka. 15 apo 20 cent kilogrami derisa 10 cent e blejmë gajbën e thatë”, shton më tej fermeri.

Fermeri pret të përfitojë diçka nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike e cila duhet të merr mbështetjen e deputetëve në Kuvend.

Njëjtë si fermeri Zen Hajdinajt edhe furrtari Shkodran Mrasori thotë se kanë pasur humbje në këtë kohë.

“Gjithsesi se presim të kompensohemi diçka nga kjo pako. Deri tani vetëm punëtorët kanë përfituar diçka ndërsa ne si biznes ende jo”, deklaroi Shkodran Mrasori.

Derisa këta njerëz presin ndihmën nga shteti, sot në dy tentime Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk ka kaluar në Kuvend në mungesë kuorumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat