Ramosaj: Manastiri i Deçanit udhëhiqet nga i çmenduri

Kosova

Ramosaj: Manastiri i Deçanit udhëhiqet nga i çmenduri

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:33
Bashkim Ramosaj

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e ka quajtur të çmendur udhëheqësin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, duke thënë se në momentin që të çmendurit i dëgjohen dëshirat, rezultatet janë më tepër se shoveniste.

Ai ka shkruar në Facebook se në ndërtimin e rrugës e cila kalon nëpër zonën e veçantë, objektivat e tyre janë krejtësisht paqësore.

“Kur i çmenduri udhëheqë Manastirin e Deçanit, çmenduritë sa vinë e shtohen për komunën tonë. E sidomos kur të çmendurit i dëgjohen deshirat rezultatet janë më tepër se shoveniste. Kam arsyetuar e argumentuar shumë, që objektivat tona janë krejtësisht paqësore. Ndërtimi i Rrugës R-108, e cila kalon në zonën e veçantë të mbrojtur, në thelb e ka vetëm konceptin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve , vetëm kaq! Me pasurin që zoti ia fali kësaj komune duam t’i rrisim fëmijët tonë me një standard më të lartë ekonomik. Në këtë përpjekje nuk do ndalem, deri sa të jem në punë si kryetar i Komunës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat