Javëve të fundit pothuajse çdo ditë vendi është përballur me reshje të mëdha të shiut.
Ndonëse për fermerët ka shkaktuar telashe në të mbjellurat, por si rrjedhojë e këtyre reshjeve është rritur niveli i ujit në Liqenin e Badovcit per 35 cm.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.
“Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë, pas reshjeve ka pasë rritje prej vetëm 35 cm”, ka treguar Mjeku.
Rritje të nivelit të ujit pati edhe në liqenin e Batllavës. Nivelit i ujit aty është rritur për 1.44 m.
“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m”, tregon Mjeku.
Derisa Mjeku ka theksuar nevojën e ujit në ekonomi dhe mirëqenien sociale, për çka dhe bënë thirrje që të ruhen dhe te mbrohen burimet ujore.