Ndërrimi i trafove e lë Matiqanin në terr, KEDS-i tregon se kur do të vijë energjia elektrike

Kosova

Ndërrimi i trafove e lë Matiqanin në terr, KEDS-i tregon se kur do të vijë energjia elektrike

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Banorët e Matiqanit që nga mëngjesi i sotëm janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike. Në terr këta banorë do të qëndrojnë deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Zëdhënësi i Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë se kjo ndërprerje është bërë për shkak të ndërrimit të trafove.

“KEDS-i këtë vit është duke investuar në krejt Prishtinën edhe kur të ndërrojmë trafot dhe pajisjet teknike detyrohemi ta ndalim rrymën. Zakonisht ndërrimi i tarifove bëhet në periudhën e verës, pasi qytetarëve i’u duhet më pak energjia elektrike sesa dimrit”, ka thënë Buzhala.

Më tej, ai tha se për këto ndërprerje qytetarët janë njoftuar më herët përmes medieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat