Një i shëruar dhe një rast i ri me koronavirus në 24 orët e fundit në Deçan

Kosova

Një i shëruar dhe një rast i ri me koronavirus në 24 orët e fundit në Deçan

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Një i shëruar dhe një rast i ri me koronavirus është shënuar në 24 orët e fundit në Komunën e Deçanit.

Rasti i ri është nga fshati Gllogjan.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 37.

“Edhe një person i shëruar sot dhe një tjetër i identifikuar me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë, përkatësisht nga fshati Gllogjan. Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 79 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 44 të shëruar plotësisht dhe 35 raste janë akoma aktive”, ka shkruar Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat