Ahmeti: Gati krejt edukatoret në një çerdhe në Prishtinë kanë qenë të infektuara me COVID-19

Kosova

Ahmeti: Gati krejt edukatoret në një çerdhe në Prishtinë kanë qenë të infektuara me COVID-19

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 19:41
Shpend Ahmeti

Analizat serologjike të kryera para se të fillojë puna në çerdhet në Prishtinë kanë treguar se shumica e edukatoreve në një çerdhe kanë pasur koronavirusin më herët.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Për shembull, analizat serologjike të një çerdheje para se të fillojnë punën ka rezultuar se gati krejt edukatoret e kanë pas virusin më herët. Si çerdhe, tani është e sigurt por bashkë me studimet tjera do të na ndihmojë ta kuptojmë përhapjen në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat