Aksident në Peran të Podujevës, ka të lënduar

Kosova

Aksident në Peran të Podujevës, ka të lënduar

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Peran të Podujevës.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra ka përfunduar matanë rrugës e rrokullisur.

Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, raportohet edhe për dy persona të lënduar.

Në lidhje me këtë, media është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente, 13 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat