​Rektori Artan Nimani ngushëllon familjen Selimaj

Kosova

​Rektori Artan Nimani ngushëllon familjen Selimaj

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 21:51
Artan Nimani

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani ka ngushëlluar familjen Selimaj, me rastin e ndarjes nga jeta të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës Ali Selimaj.

Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për tërë sistemin gjyqësor të Kosovës. Në emër të Universitetit të Gjakovës, stafit dhe studentëve, shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë! Pusho në paqe Ali!, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ali Selimaj ka vdekur në Spitalin e Gjakovës, pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte i sëmurë tash e një vit dhe ishte dërguar disa herë jashtë Kosovës për trajtim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat