Ministria e Arsimit me njoftim të rëndësishëm për studentët që kanë aplikuar për bursa

Kosova

Ministria e Arsimit me njoftim të rëndësishëm për studentët që kanë aplikuar për bursa

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 15:25
Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë një sqarim lidhur me ndarjen e bursave për vitin 2019/2020.

MASH bën të ditur se rezultatet e përfituesve të bursave ende nuk janë publikuar, për shkak se disa nga listat e dërguara nga universitet publike nuk kanë qenë të kompletuara.

“MSH ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike të niveleve Baçelor dhe Master për vitin akademik 2019-2020 dhe duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, MASh vendosi që aplikimi për këtë vit të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve publike. Pra, studentët është dashur të aplikojnë në institucionet ku ata studiojnë.

Ndërkohë, rezultatet e përfituesve të bursave ende nuk janë publikuar nga MASh, për arsye se, Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020 i MASh ka konstatuar se një pjesë e listave të dërguara nga universitetet publike (respektivisht Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Gjakovës), nuk e kanë pasur dokumentacionin e kompletuar siç është kërkuar”, thuhet në njoftim.

MSH tutje në njoftim thotë se “Komisioni ka konstatuar se, listat përfundimtare me përfitues duhet edhe njëherë të shikohen nga universitetet dhe të dërgohen të qarta, me emrat e përfituesve”

“Gjatë ditës së sotme i kanë dorëzuar në MASh listat edhe Universiteti i Prishtinës dhe ai i Gjakovës, prandaj MASh njofton se Komisioni brenda Ministrisë gjatë ditës së hënë (24 gusht 2020) do ta mbajë takimin për të shqyrtuar dokumentacionin e kompletuar të të gjitha universiteteve publike dhe të përfundojë këtë proces”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat