​15 qytetarë nga Malisheva deri më tani kanë humbur jetën nga Covid-19

Kosova

​15 qytetarë nga Malisheva deri më tani kanë humbur jetën nga Covid-19

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 15:38
Malisheva

Sot janë shëruar edhe 2 qytetarë të tjerë të cilët ishin të prekur me COVID-19, nga Komuna e Malishevës, përderisa nuk është regjistruar asnjë rast i ri gjatë ditës së sotme, apo në 24 orët e fundit. Aktualisht në Komunën e Malishevës, janë 27 raste aktive.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga data 14 mars 2020, me COVID-19 janë prekur 184 qytetarë, 142 prej tyre janë shëruar, aktive janë 27 raste, ndërsa 15 persona kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat