Latifi jep detaje për vdekjen e 33-vjeçarit rahovecas nga Covid-19

Kosova

Latifi jep detaje për vdekjen e 33-vjeçarit rahovecas nga Covid-19

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 23:34
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi

Sot në Rahovec është raportuar vdekja e një 33 vjeçari nga Komuna e Rahovecit i cili ishte i prekur me koronavirus.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë  se tashmë të ndjerit me 7 gusht i është marrë mostra dhe i njëjti më 9 gusht ka rezultuar pozitiv.

“Ai në fillim ishe shtruar në Klinikën Infektive në Gjakovë e që më pas është përcjellë për në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Atje ka qenë duke u trajtuar me oksigjeno terapi. Ai ka pasur një pneumoni në mushkëri. Sot rreth orës 14:30 është konfirmuar vdekja e tij si pasojë e komplikimeve serioze që i kishte shkaktuar coronavirusi”, tha ai.

Latifi thotë se edhe tre pjesëtarë të familjes së të ndjerit janë të prekur me koronavirus.

“Vëllai i moshës 45 vjeçare ka gjendje stabile dhe është i shtrirë në QKUK dhe është duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Babai i të ndjerit është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Gjakovë ndërsa axha është në Klinikën e Pulmologjisë. Që të tre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi”.

Kryetari i Rahovecit thotë se për momentin në këtë komunë janë 107 të shëruar, 22 raste aktive dhe 24 raste që kanë përfunduar me fatalitet si pasojë e infeksionit me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat