Komuna e Podujevës dematon IKSHPK-në: Kemi vetëm dy raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, jo gjashtë

Kosova

Komuna e Podujevës dematon IKSHPK-në: Kemi vetëm dy raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, jo gjashtë

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 17:36
Podujevë

Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për numrin e rasteve të publikuar si të infektuar në këtë komunë.

Në raportimin 24 orësh të publikuar nga IKSHPK, thuhet se gjashtë persona janë të infektuar me COVID-19 në Podujevë, por këta të fundit pohojnë nga faqja e tyre zyrtare se numri i të infektuarve është vetëm dy, dhe se katër raste tjera vijnë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gerdoc.

”Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë, siç paraqiten në njoftim”.

”Katër personat e tjerë nuk janë nga Komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdoc”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat