Dy mbledhjet e jashtëzakonshme të KK të Malishevës, nuk u mbajtën në mungesë të kuorumit

Kosova

Dy mbledhjet e jashtëzakonshme të KK të Malishevës, nuk u mbajtën në mungesë të kuorumit

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 16:34
Malishevë

Për sot, janë thirr dy mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, të cilët paraprakisht nuk ishin mbajtur në mungesë të kuorumit, por edhe sot këto mbledhje nuk u mbajtën, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 7 nga 31 anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, ka bërë të ditur se njoftimet janë bërë me kohë, po ashtu edhe në faqen zyrtare të komunës, si dhe anëtarët e KK-së, janë njoftuar edhe përmes telefonit, por siç po shihet, shumica nuk kanë marrë pjesë dhe detyrimisht mbledhjet nuk kanë mundur të mbahen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat