Paralajmërimi “Pastrimit” për borxhlinjtë: Do të filloj procedimi i klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore

Kosova

Paralajmërimi “Pastrimit” për borxhlinjtë: Do të filloj procedimi i klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka paralajmëruar gjithë borxhlinjtë.

Në njoftimin e tyre thuhet se nga 15 shtatori do të fillojë procedimi i klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat.

Njoftimi i plotë:

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë është kompani e licencuar për largimin dhe grumbullimin e mbeturinave, e cila për qëllim ka shërbimin e grumbullimit dhe largimit te mbeturinave dhe krijimijn e një ambienti sa me te pastër për secilin qytetar ne komunat ku kryejmë shërbim.

Duke pas parasysh faktin qe Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, është kompani publike me vetëfinancfim, që nënkupton qe të hyrat e mjeteve financiare i siguron vet, mos pagesa e faturave te mbeturinave vështirëson punën e kësaj kompanie e sidomos gjatë periudhës se pandemisë.

Prandaj, përmbushja e një shërbimi sa më cilësor për ambientin ne te cilin frymojmë ka koston dhe shpenzimet e veta financiare.

KRM “Pastrimi”, Sh.A. njofton gjithë klientet se duke filluar nga data 15 Shtator 2020 do të filloj procedimin e klientëve borxhlinjë në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite).

Iniciimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit te qytetarëve duke paguar taksën shtesë.

Prandaj, publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e fatures se mbeturinave, për t’i ikur procedures përmbarimore lusim qytetarët te reflektojnë ne kohe sa me të shpejtë ne kryerjen e obligimeve te tyre te fatures se mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat