10 komuna përfitojnë më shumë se gjysmë milion euro për projekte infrastrukturore nga MPL

Kosova

10 komuna përfitojnë më shumë se gjysmë milion euro për projekte infrastrukturore nga MPL

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 16:47
Foto nga takimi

Gjatë ditës së sotme zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiç, ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me kryetarët e dhjetë komunave atë të Graçanicës, Gjilanit, Istogut, Leposaviqit,Vitisë, Zveçanit, Zubin Potokut, Pejës, Mitrovicës së Veriut dhe Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit komunat që përfituan pas dorëzimit të projekt-propozimeve dhe verifikimit nga ana e komisionit, në ftesën e hapur nga ministria, plotësuan të gjitha kriteret dhe kanë fituar të drejtën për grant.

Rakiq tha se kjo është vetëm njëra nga një seri thirrjesh së Ministrisë së tij që synon krijimin e qeverisjeve më të mira lokale.

“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të vazhdojë që në periudhën e ardhshme të sigurojë mbështetje dhe ndihmë maksimale për të gjitha komunat, duke përmirësuar infrastrukturën për të cilën janë dhënë mjete”.

Vlera totale e ndarë nga buxheti i MPL-së për investime kapitale është 573.347.00 euro, me mundësi të bashkëfinancimit nga ana e komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat