Para fillimit të vitit shkollor: Vjen paralajmërimi për mësimdhënësit

Kosova

Para fillimit të vitit shkollor: Vjen paralajmërimi për mësimdhënësit

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për 14 shtator, e gjatë kësaj periudhe po planifikohet që një pjesë e mësimdhënësve të testohen për COVID-19. Ky është vetëm një nga planet e ministrisë që po synon t’i përfundojë brenda dy javëve. Ndërkohë shkollat në kryeqytet po shprehen të gatshme për të filluar vitin shkollor edhe më 1 shtator.

Nga Ministria e Arsimit kanë thënë që shtyrja e fillimit të vitit shkollor është bërë për shkaqe sigurie.

Janë duke bërë përgatitjet e fundit në mënyrë që rregullat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të zbatohen në tërësi.

Në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, janë kujdesur që tashmë të rregullohen edhe bankat ku do të ulen nxënësit.

Ndonëse fillimi i vitit të ri shkollor është shtyer për 14 shtator, në këtë institucion arsimor po thonë që tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet.

Megjithatë të njëjtit thonë se që vendimi i ministrisë është i duhuri, për shkak që duhet të ofrohet siguri më e madhe.

E pikërisht kjo është arsyeja që nga Ministria e Arsimit po thonë që mësimi do të fillojë dy javë më vonë.

E gjatë kësaj kohe, zëvendësministri Xhavit Rexhaj po thotë se do të certifikojnë shkollat që do të jenë të gatshme për zhvillimin e mësimit.

Për t’u siguruar se rikthimi në shkolla është i sigurt do të ndërmirret edhe një hap tjetër.

Ndërsa për të mundësuar zhvillimin normal të mësimit, Rexhaj tha se Qeveria e Kosovës ka ofruar 7 milionë euro për komunat në Kosovë.

Zëvendësministri shprehet i bindur se mësimi do të fillojë më datën 14, e arsyeja e vetme që mund të ndryshojë kjo datë, është pikërisht ndryshimi i gjendjes pandemike.

Ndërsa njohësi i arsimit, Rinor Qehaja po thotë që rikthimi në shkolla nuk cenon shëndetin e fëmijëve.

Sipas tij institucionet në Kosovë do të duhej ta kishin një rol më aktiv.

Disa komuna në Kosovë janë shprehur të gatshme që mësimi të fillojë më 1 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat