Drenasi shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur

Kosova

Drenasi shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 15:27
Drenasi shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur

Komuna e Drenasit, të dielën ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, ku janë bërë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër dhe janë venë buqeta me lule të freskëta.

Për të shënuar 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, në homazhe kanë marr pjesë, nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi, drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Shqipe Zogu, përfaqësuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Kushtrim Gara, drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj dhe përfaqësuesi i Këshillit Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve në Kosovë, Haki Kosumi.

Në Komunën e Drenasit, edhe pas më shumë se 20 vitesh nga lufta e fundit (1998-1999) fatkeqësisht janë edhe 41 persona të pagjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat