​Dy të shëruar dhe dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Kosova

​Dy të shëruar dhe dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Komuna e Malishevës ka regjistruar edhe dy raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Po ashtu, brenda kësaj periudhe kohore janë konfirmuar edhe dy pacientë të shëruar.

Rastet e reja vijnë nga fshatrat Banjë dhe Lladrovc.

Që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars, në Komunën e Malishevës me koronavirus janë prekur 205 persona, prej tyre 159 janë shëruar, 19 kanë vdekur dhe 27 janë raste ende aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat