Përfundoi mbledhja e pestë e KK të Malishevës

Kosova

Përfundoi mbledhja e pestë e KK të Malishevës

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 17:10
Komuna e Malishevës

Kjo ishte seanca në vazhdim e mbledhjes së pestë e KK të Malishevës, në të cilën u shqyrtuan, Raporti Komunal i Aksionarëve për vitin 2020, Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Malishevës për vitin 2019, i cili kishte një vlerësim me qasje pozitive, nga Auditori i jashtëm.

Debati vazhdoi, me shqyrtimin e kërkesë së qytetarëve të dy lagjeve të fshatit Carrallukë, për ndërrim destinim të pronës me interes publik për ndërtimit të shtëpisë së komuniteti, si dhe një ndër pikat për situatën me COVID-19, ku parashihen ndarje e mjeteve për ta luftuar pandeminë, e cila rezultoi me themelim të një grupi nga partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës, ku pati edhe mospajtime mes partive politike në Kuvend.

Në këtë mbledhja nuk u arrit të përfundohen të gjitha pikat e parapara, në mungesë të kuorumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat