Prokurori i shtetit, 68 aktakuza kundër 91 personave për 24 orë

Kosova

Prokurori i shtetit, 68 aktakuza kundër 91 personave për 24 orë

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 68 aktakuza kundër 91 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona të dyshuar dhe  është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre  personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve t fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka ngritur 15 aktakuza, kundër 15 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 27 aktakuza kundër 41 personave për vepra të ndryshme penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat