Në gjykatat themelore të Kosovës në vitin 2019 janë akuzuar 29,405 persona madhorë

Kosova

Në gjykatat themelore të Kosovës në vitin 2019 janë akuzuar 29,405 persona madhorë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 15:00
Foto Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë” për vitin 2019, ndërsa gjatë vitit të kaluar ishin akuzuar 29,405 persona.

Nga gjithsej 29,405 persona të akuzuar, janë dënuar 17,315 prej tyre, ose 58.9% e të akuzuarve.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishin të akuzuar 29, 405 persona madhorë. Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 5,954 persona, ose 20.2% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.

Numri më i madh i të dënuarve ishte, po ashtu, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me gjithsej 2, 757 persona, ose 15.9% e numrit të përgjithshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat