21 policë kanë humbur jetën në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës

Kosova

21 policë kanë humbur jetën në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 10:46
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës është duke shënuar 21-vjetorin e themelimit të saj.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu në fjalimin e tij ka thënë se Policia e Kosovës është shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

“Ndjej kënaqësi të veçantë, privilegj por edhe kënaqësi që sot në 21 vjetorin të themelimit të Policisë së Kosovës t’i drejtohem një audience që përfaqëson kaq shumë punë, guxim dhe përkushtim në sferën e zbatimit të ligjit. Sot Policia e Kosovës është ngritur në një institucion modern që është shembull për punën dhe përkushtimin, integritetin dhe profesionalizimin jo vetëm në rajon por edhe më gjerë”, ka thënë ai.

Veliu ka kujtuar edhe policët që kanë humbur jetën derisa ishin në krye të detyrës.

“Policia e Kosovës për gjatë këtyre 21 viteve ka humbur 21 pjesëtarë të saj që ishin në krye të detyrës. Jam i nderuar të jem me ju këtu sot, për të nderuar ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Nderojmë sot të gjithë heronjtë e vërtetë. Le të bashkohemi për të shërbyer për ta bërë vendin tonë më të ndritshëm dhe më të sigurt”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat