Shërohen 5 persona nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Deçan

Kosova

Shërohen 5 persona nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Deçan

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Deçan janë shëruar 5 persona nga koronavirusi dhe është konfirmuar 1 rast i ri.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook tha se i infektuari është nga fshati Isniq.

“Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 120 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 79 të shëruar plotësisht, 2 kanë humbur jetën, ndërsa 31 raste janë akoma aktive”, tha Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat