Java e dytë e muajit shtator do të kushtëzohet me mot kryesisht të qetë

Kosova

Java e dytë e muajit shtator do të kushtëzohet me mot kryesisht të qetë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 06:11
Ilustrim

Në parashikimin e motit për pesë ditet e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e dytë e muajit shtator do të kushtëzohet me mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së madhe të diellit, indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe kujdesi ndaj këtyre rrezeve në orët e mesditës do të ishte i domosdoshëm, sidomos te një pjesë e popullatës me sëmundje kronike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat