Veliu pret në takim kryetarin e Vitisë, diskutojnë për situatën pandemike

Kosova

Veliu pret në takim kryetarin e Vitisë, diskutojnë për situatën pandemike

Nga: A.SH Më: 7 shtator 2020 Në ora: 17:31
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin.

Veliu përmes një shkrimi ka treguar se kanë biseduar për menaxhimin e situatës pandemike.

Postimi në Facebook:

Sot, prita në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me të cilin bisedova për situatën e përgjithshme sa i përket menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19.

Me këtë rast, e përgëzova Kryetarin Haliti dhe Shtabin emergjent lokal për angazhimin e madh dhe të suksesshëm në menaxhimin e situatës në Komunën e Vitisë.

Po ashtu, në takim biseduam edhe çështje që ndërlidhen me bashkëpunimin tonë, duke u fokusuar në angazhimet për funksionalizimin e Ligjit për zyrtarë publikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat