Hapet ekspozita “Uniforma Blu gjatë pandemisë COVID-19”

Kosova

Hapet ekspozita “Uniforma Blu gjatë pandemisë COVID-19”

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 06:07
Ilustrim

Sot në sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të prezantohet ekspozita “Uniforma Blu gjatë pandemisë COVID-19”.

Përmes kësaj ekspozite do të pasqyrohet një pjesë e punës së Policisë së Kosovës, prej momentit të shfaqjes së rastit të parë, në Kosovë, me virusin COVID-19, gjatë periudhës së karantinimit dhe deri më tani kur po shërbejnë me orarë të zgjatur (12 orësh).

Kjo ekspozitë është realizuar nga OJQ “CULTURAT” Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat