Haradinaj: Ofensiva e shtatorit, na ndau nga shumë njerëz të dashur

Kosova

Haradinaj: Ofensiva e shtatorit, na ndau nga shumë njerëz të dashur

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:28
Ramush Haradinaj

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se ofensiva e shtatorit i ndau nga shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se i përkulet sakrificës së luftëtarëve për liri.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:

“Ofensiva e shtatorit, na ndau me shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot, që i dhanë kahje luftës për liri.

Driton Zeneli ishte ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për beteja. Komandant Fatoni siç e njihnin, la gjurmë të pashlyera në Luftën Çlirimtare. Ai ra në krye të detyrës në vendlindjen e tij në Jabllanicë.

Në pozicionet e luftës, ranë heroikisht edhe Xhevdet Hoti nga Jabllanica, Haxhi Krasniqi e Muhamet Shala nga Prapaqani dhe Shefqet Zukaj nga Belegu.

Po atë ditë, duke kryer detyrën e furnizimit me armë, Përparim Krasniqi i familjes së Sylërexhëve të Vranocit, do të përjetësohet në kufirin Kosovë – Shqipëri.

Sakrificës së tyre i përulemi dhe i jemi falënderues përgjithmonë. Lavdi!”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat