A do të nis fillimi i vitit të ri shkollor me 14 shtator, ministria pret rekomandim nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja

Kosova

A do të nis fillimi i vitit të ri shkollor me 14 shtator, ministria pret rekomandim nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:51
Foto Ilustrim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor janë bërë gati, mirëpo presin rekomandimet nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrin vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ne presim, meqenëse ne jemi të përgatitur, edhe siç e dini ligji antiCOVID, MSH-ja dhe IKSHPK-ja kanë disa kompetenca shtesë, presim rekomandimin e tyre për të nxjerrë ne vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor”, u shpreh Likaj, gjatë vizitës së tij në disa shkolla në Shtime.

Kurse kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj tha se janë të gatshëm të fillojnë mësimin me 14 shtator, por se për këtë vendos IKSHPK në bazë të situatës epidemiologjike.

Ai ka shtuar se në shkolla është shtuar mobilizimi, janë siguruar mjetet për dezinfektim, janë marrë masat e distancës në mes bankave.

Jasharaj shtoi se SBASHK-u do të jetë në mbështetje të MASH-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat