Sot nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës

Kosova

Sot nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 16:00
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19.

Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me  nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, janë regjistruar 223 persona të prekur me covid-19, prej tyre 168 persona janë shëruar, 21 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 34 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat