Komuna e Obiliqit fiton grant në vlerë rreth 300 mijë eurove

Kosova

Komuna e Obiliqit fiton grant në vlerë rreth 300 mijë eurove

Nga: A.M Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:54
Xhafer Gashi

Komuna e Obiliqit ka pranuar grant me vlerë prej 299,706 eurove për shkak të performancës së mirë komunal.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarii i kësaj komune, Xhafer Gashi përmes një postimi në rrjetin social faceebook, i cili u shpreh falënderues ndaj zyrtarëve komunal dhe qytetarëve për bashkëpunimin,

"Kemi pranuar njoftimin nga MAPL-ja, për procesin e vlerësimit të Grantit Komunal për vitin 2019, ku 299,706.31 euro është vlera e grantit të performancës komunale që e ka fituar Komuna e Obiliqit, e që bashkëfinancohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia. Ky grant do të përdoret për investime kapitale në fushat prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet tona për vitin 2021, konform një marrëveshje tripalëshe që do të nënshkruajmë para alokimit", deklaroi Gashi, përcjell Bota Sot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat