Lajm i mirë, në Malishevë fillon ndërtimi i çerdhes së dytë publike

Kosova

Lajm i mirë, në Malishevë fillon ndërtimi i çerdhes së dytë publike

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 12:14
Komuna e Malisheves

Sot në Malisheve ka filluar zyrtarisht sot ndërtimi i çerdhes së dytë publike.

Në fillimin e punimeve në ndërtimin e kësaj çerdhe, të pranishëm ishin kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, ai i urbanizimit, Ahmet Morina, drejtoresha e çerdhes aktuale, Behare Shala.

“Tani po ndërtojmë dhe çerdhen e dytë në qytetin e Malishevës dhe me këtë besojmë se deri diku i plotësojmë nevojat për të gjitha ato nëna të cilat punojnë. Së shpejti do të fillojmë edhe ndërtimin çerdhes së tretë në Kijevë dhe besoj se kjo do t’iu ndihmoj familjeve të cilët do ti dërgojnë fëmijët në çerdhe”, tha Begaj, i cili gjithashtu tha se “është i bindur se çdo ditë e më tepër po krijojmë kushte me të mira për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat