​Kuçi: Po e kërkojmë presidentin që koalicioni me LDK-në të jetë afatgjatë

Kosova

​Kuçi: Po e kërkojmë presidentin që koalicioni me LDK-në të jetë afatgjatë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:18
Foto nga vizita

(E plotësuar) - Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti po kërkon më shumë transparencë për procesin e dialogut në Serbinë. Sipas tij e rrugës do të ishte që në këtë proces të bashkohej edhe opozita.

Kuçi i cili në këtë qeveri është ministër i Ekonomisë dhe Ambientit tha se ky koalicion qeverisës nuk rrezikohet nëse ka transparencë dhe dakordim.

Kuçi: Procesit të dialogut duhet t’i bashkohet edhe opozita

“Kryetari Ramush Haradinaj po kërkon transparencë dhe përgatitje gjatë procesit që të shkojmë më të përgatitur dhe ta kemi rezultatin dhe të kemi orientin të përbashkët. Edhe pse jo këtij ekipi t’i bashkohet edhe pjesa e opozitës është me rëndësi... nuk rrezikohet nëse kemi një transparencë edhe dakordim”, tha ai.

Po ashtu ai tha se postin e presidentit po tentojnë ta rregullojnë me kohë pasi që synojnë një qeverisje afatgjate me LDK-në.

Kuçi: Po e kërkojmë presidentin që koalicioni me LDK-në të jetë afatgjatë

“Ne po kërkojnë që kjo temë të trajtohet në kohë të duhur që mos të ketë problem në përfundim edhe ky proces dhe kërkesa jonë si Aleancë dhe nominimi i zotëri Haradinaj për president ka të bëjë ta rregullojmë këtë proces në start e jo në përfundim sepse po ka probleme në mes koalicioneve dhe ne jemi duke i prirë një procesi për ta bërë më jetëgjatë këtë qeveri”, tha ai.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi këto komente i bëri pas vizitës që realizoi në komunën e Decanit.

***

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot ka vizituar komunën e Deçanit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj. Nga aty Kuçi tha se janë në përfundim të hartimit të projektit hapësinor për parkun nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Kuçi tha se krahas këtij projekti kanë biseduar edhe për investimet në shtratit të Lumbardhit si dhe rrjetin e ujërave të zeza.

Kuçi: Jeni në përfundim të hartimit të planit hapësinor për “Bjeshkët e Nemuna”

“Kemi diskutua për një temë që është e patjetërsueshme që është hartimi i planit hapësinor apo rregullatori i parkut nacional Bjeshkët e Nemuna, ndërsa kemi në përfundim dhe po presim miratimin edhe interesat e komunitetit të Deçanit që qytetarët me u fut në këtë plan hapësinor dhe me shkua drejt Kuvendit. Kemi bisedua edhe për kompaninë Higjiena që është në Deçan shpresoj që do ta gjejmë një mundësi për ta përfunduar projektin i cili është në proces të ndërtimit”, tha ai.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për tema të rëndësishme që ndikojnë në mirëqenien e deçanasve.

Derisa e falënderoi për investimet që po bëhen në shëtitoren në Lumbardhë, Ramosaj tha se me ministrin Kuçi biseduan edhe rreth projektit për parkun nacional si dhe për liqene akumuluese të cilat do zgjidhnin problemin e ujit të pijes dhe ujitjes.

Ramosaj: Biseduam për projekte në të mirë të qytetarëve

“Kemi biseduar rreth temës për parkun nacional dhe kanalizimit e ujërave të zeza dhe një sëre projektesh tjera për liqenet akumulues të cilët do e bënin edhe zgjidhjen e ujit të pijes dhe të sistemit të ujitjes së pronave bujqësore”, tha ai.

Përveç vizitës në komunë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi i shoqëruar nga i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj inspektuan edhe punimet në qendrën e kësaj komune, si dhe vizituan ndërmarrjen publike lokale “Higjiena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat