Komuna e Malishevës i shprehë ngushëllime familjes së gazetarit Sulejman Gashi

Kosova

Komuna e Malishevës i shprehë ngushëllime familjes së gazetarit Sulejman Gashi

Nga: N. H Më: 11 shtator 2020 Në ora: 16:05
Sulejman Gashi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shprehur pikëllim për vdekjen e gazetarit të njohur Sulejman Gashi.

Begaj në telegramin drejtuar familjes Gashi e ka vlerësuar lartë kontributin e tij dhënë për gazetarinë në vendin tonë.

“Sot morën lajmin e rëndë për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi nga Kijeva. Në emër të Komunës së Malishevës, dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllime familjes Gashi, farefisit, miqve dhe të gjithë gazetarëve. Sulejmani ishte njëri prej gazetarëve më të mëdhenj shqiptar, e po ashtu edhe përfaqësues i vendit në SHBA. Ne të gjithë sot humbëm një njeri të madh dhe njërin prej gazetarëve më të mirë. Ju familje, miq e gazetar, ta kujtoni gjithmonë dhe të jeni krenar me punën dhe veprimtarinë e doajenit të gazetarisë shqiptare. Lavdi jetës dhe veprës së Sulejman Gashit”, thuhet në telegramin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtuar familjes Gashi, miqve dhe gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat