​Kosova pranon nga Sllovenia një donacion me pajisje mjekësore

Kosova

​Kosova pranon nga Sllovenia një donacion me pajisje mjekësore

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 18:09
Sllovenia i ka dhuruar Kosovës një donacion ku përfshihen pajisje të ndryshme mjekësore

Sllovenia i ka dhuruar Kosovës një donacion ku përfshihen pajisje të ndryshme mjekësore.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Armend Zemaj përmes një statusi në Facebook, ku ka falënderuar shtetin slloven për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Donacioni i ardhur sot nga Sllovenia, është i radhës nga shtetet mike të Kosovës.

Ky donacion përbën 100 mijë maska kirurgjikale, 480 exocid, 1000 litër dezinfektues, si ndihmë në përmirësimin e furnizimeve në institucionet shëndetësore.

Kjo ndihmë nga shteti slloven dhe donacionet e tjera janë kruciale për shëndetësinë tonë.

Ne po bëjmë përpjekje që sipas kërkesave dhe dokumenteve tona strategjike të sigurohen donacione, financime projektesh në shëndetësi, pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse, barna, materiale shpenzuese.

Shpreha falënderimin tim dhe mirënjohjen për këtë donacion të rëndësishëm nga Sllovenia.

Pa ndihmën e Sllovenisë dhe donatorëve nga shtetet mike do ta kishim të vështirë të plotësonim nevojat e shëndetësisë sonë.

Të faleminderit Slloveni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat