Edhe Komuna e Skenderajt bën përgatitjet anti-covid për fillimin e vitit të ri shkollor

Kosova

Edhe Komuna e Skenderajt bën përgatitjet anti-covid për fillimin e vitit të ri shkollor

Nga: A.SH Më: 13 shtator 2020 Në ora: 20:07
Foto

Edhe Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, duke thënë se, për të pasur një proces të rregullt të mësimit duke shmangur mundësitë e përhapjes së infeksionit, kemi themeluar task forcën komunale, secila shkollë po ashtu ka të themeluar task forcën, kemi dezinfektuar të gjitha shkollat dhe do të dezinfektohen çdo ditë.

"Nxënës të dashur, Panik Jo, Kujdes Po, mësim dhe edukim maksimal për një të ardhme të ndritur!", ka shkruar Jashari në Facebook.

Postimi në Facebook:

Nxënës të dashur, Panik Jo, Kujdes Po, mësim dhe edukim maksimal për një të ardhme të ndritur!

Pas përgatitjeve të bëra nga komuna jonë, drejtoria e Arsimit, konform vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas udhëzimeve dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19, neser do të hapen të gjitha shkollat e komunës sonë, për nxënësit e klasave: parashkollor, 1,2,3,4,5,6 dhe 10, kurse klasat: 7, 8, 9 dhe 11,12 do të fillojnë mësimin nga java tjetër, me 21 shtator.

Për të pasur një proces të rregullt të mësimit duke shmangur mundësitë e përhapjes së infeksionit, kemi themeluar task forcën komunale, secila shkollë po ashtu ka të themeluar task forcën, kemi dezinfektuar të gjitha shkollat dhe do të dezinfektohen çdo ditë.
Kemi pranuar donacion nga MASH-i maska për nxënësit e komunës sonë, për të cilin donacion falënderoi Ministrin, z. Likaj.

Nxënës të dashur, si kryetar i Komunës së Skenderajt, ju uroj vitin e ri shkollor 2020-2021, duke ju dëshiruar së pari shëndet në këtë kohë pandemie, suksese në mësime dhe realizim të synimeve tuaja jetësore.

Ju lutem shumë që krahas përkushtimit maksimal në mësime, të keni kujdes të veçantë, duke mbajtur maskë dhe duke ruajtur distancën sociale.

Apel për prindërit që të punojnë sa më shumë me fëmijët e tyre dhe të përcjellin shëndetin e tyre në vazhdimësi. Përkrahja jonë si komunë, nuk do të mungojë asnjëherë.

Urime, nxënës, prindër dhe mësimdhënës, viti i ri shkollor, shëndet e suksese të pa numërta!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat