Haradinaj uron nxënësit: Një shtator ndryshe, por uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë e i suksesshëm

Kosova

Haradinaj uron nxënësit: Një shtator ndryshe, por uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë e i suksesshëm

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2020 Në ora: 08:11
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor pas një pushimi për shkak të gjendjes pandemike në vend.

“Ta kalojmë edhe këtë sfidë me sukses, për hir të ardhmërisë së gjeneratave tona të reja”, shkruar Haradinaj.

Postimi në Facebook:

Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër!

Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë, do e fillojmë një vit të ri shkollor, me masa e kujdes të shtuar.

Duke përgëzuar Ministrinë dhe drejtoritë komunale të arsimit, uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë e i suksesshëm.

Veçanërisht uroj ata fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës!

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i stafit edukativo-arsimor, prindërve dhe organet përgjegjëse për arsim, nuk ka qenë kurrë më i domosdoshëm. Ta kalojmë edhe këtë sfidë me sukses, për hir të ardhmërisë së gjeneratave tona të reja.

Shumë urime!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat