Tahiri: Jemi shumë të lumtur të ju shohim sërish në shkollë

Kosova

Tahiri: Jemi shumë të lumtur të ju shohim sërish në shkollë

Nga: M.H Më: 14 shtator 2020 Në ora: 14:32
Xhafer Tahiri

Viti i ri shkollor ka filluar edhe në qytetin e Vushtrisë, këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.

Tahiri shprehët i lumtur për hapjen e shkolalve përsëri duke apeluar për të pasur kujdes të shtuar, transmeton "Bota sot".

Tutje kryetari i Vushtrisë shprehët që së bashku me Ministrin Armend Zemaj e Drejtorin Afrim Namani kemi vizituar shkollat në Vushtrri.

Postimi i plotë

Të dashur nxënës, prindër, punëtor të arsimit,

Urime fillimi i vitit të ri shkollor!

Jemi shumë të lumtur të ju shohim sërish në shkollë.

Bashkë me Ministrin Armend Zemaj e Drejtorin Afrim Namani kemi vizituar shkollat në Vushtrri.

Task Forca Komunale dhe DKA ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të sigurtë të procesit mësimor.

• Shkolla dezinfektohet çdo ditë;
• Pas çdo ndërrrimi dezinfektohen bankat;
• Janë ndarë nxënësit në grupe më të vogla në klasë:
• Të gjitha shkollat janë paisur me material dezinfektues, shenja për ruajtje të distancës, termometër:
• Në hyrje të shkollës kontrollohet temperatura e nxënësve;
• Shkollat janë paisur me maska rezervë;
• Prindërit nuk lejohen në oborr të shkollës;
• Shkolla ka dhomën e veçantë për rastet eventuale Covid-19!
• Çdo shkollë ka Task Forcën e vet që menaxhon situatën ditore!

Të dashur prindër e mësimdhënës, është kohë tepër delikate, vetëm bashkë mundemi me i mbajtë shkollat hapur. Punoni, bisedoni e kontrolloni nxënësit/fëmijët tuaj, nëse kanë shenja si temperaturë e të ngjashme mos i dërgoni në shkollë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat