Qëndron Kastrati uron nxënësit e Kamenicës për fillimin e vitit të ri shkollor

Kosova

Qëndron Kastrati uron nxënësit e Kamenicës për fillimin e vitit të ri shkollor

Nga: A.Morina Më: 14 shtator 2020 Në ora: 15:31
Foto Ilustrim

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe rikthimin e nxënësve në shkolla, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka uruar nxënësit e kësaj komune.

Kastrati tha se mësimi në shkolla është i pazëvendësueshëm, për shkak të shokëve dhe shoqeve me të cilët ndahet njohuria, gëzimi e loja.

“Buzëqeshja në fytyrat e nxënësve kur takojnë njëri-tjetrin e lehtëson stresin nga të mësuarit, sidomos në këtë situatë e cila na ka distancuar nga njëri-tjetri”, deklaroi Kastrati, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mësimi në klasë është i pazëvendësueshëm. Kjo, jo për muret e klasës, as për qëndrimet politike, por për shokun e shoqen me të cilët ndahet njohuria, gëzimi e loja.

Buzëqeshja në fytyrat e nxënësve kur takojnë njëri-tjetrin e lehtëson stresin nga të mësuarit, sidomos në këtë situatë e cila na ka distancuar nga njëri-tjetri.

Nxënësit e Komunës së Kamenicës nuk mund të privohen nga interaksioni e kushtet e mira të mësimit. Jam krenar që jemi duke punuar pa ndalë për avansimin e arsimit në komunën tonë. 1.5 milionë euro investime kapitale janë rezultat i angazhimit dhe insistimit tonë për tërheqje të fondeve.

Kur filluam qeverisjen nuk kemi gjetur asnjë projekt për asnjë shkollë të vetme! Sot, ekzistojnë projekte të detajuara jo vetëm për investim kapital, renovim apo ndërtim, por edhe për inventarizim për secilën shkollë.

E dimë të gjithë që s’mund të korrim në ditën që mbjellim, andaj edhe rezultatet e angazhimit tonë s’janë të aty për atyshme.

Të gjithë nxënësve të cilët kanë filluar sot rrugëtimin qoftë nga e para e qoftë nga mesi, ju uroj shëndet të plotë e suksese në mësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat