Kur do të ulen temperaturat në Kosovë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosova

Kur do të ulen temperaturat në Kosovë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:30
Foto Ilustrim

IHMK njofton se Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, përjashtuar vranësirat e pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor.

Kjo gjendje stabile e motit vije si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat