Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë shqiptuar 1.220 gjoba në trafik për të gjithë ngasësit në komunikacion e të cilët nuk kishin përfillur rregullat e përcaktuara për ngasje.
Në statistikat e përgjithshme bëhet e ditur se në mbarë vendin janë shënuar 46 aksidente, prej tyre 15 me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.