Shoferëve iu bëhet thirrje për kujdes në rrugë, “Nënshkruaj betimin, shpëto jetë”

Kosova

Shoferëve iu bëhet thirrje për kujdes në rrugë, “Nënshkruaj betimin, shpëto jetë”

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Me rastin e “Javës së Sigurisë Rrugore”, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, kanë nënshkruar betimin për ta përçuar mesazhin tek opinioni, “Nënshkruaj betimin, shpëto jetë”.

Me këtë rast u kërkua nga shoferët që të kenë më shumë kujdes dhe të respektojnë rregullat në komunikacion, e kështu theksojnë se do të shpëtohen edhe jetë njerëzish.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka vlerësuar këtë nismë meqë siç është shprehur çdo vit ka humbje të jetërave të qytetarëve.

“E vlerësoj këtë nismë për rritjes së sigurisë në komunikacion në Kosovë, për faktin se çdo vit ka humbje të dhjetëra jetëve të qytetarëve të republikës së Kosovës si pasojë e moskujdesit të atyre që i ngasin automjetet. Ndoshta me këtë akt ne do ta tërheqim pak a shumë vëmendjen e çdo njërit prej nesh, në mënyrë që të tregohemi të vëmendshëm, të respektojmë të gjitha rregullat në komunikacion në mënyrë që sado pak të ndikojmë secili prej nesh në shpëtimin e jetës së njerëzve sepse jeta është me e çmuara sot”, ka thënë Veliu.

Veliu ka thënë se është njëri prej atyre që premton se do të bëjë përpjekje maksimale që premtimin ta mbaj në bazë të kësaj marrëveshje premtimi që sot është nënshkruar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj fushatën e cilësoi si të qëlluar dhe të nnevojshme për vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës.

Qalaj ka thënë se të gjithë duhet dhënë kontributin që të ketë sa me pak njerëz të lënduar ose të vdekur, derisa ka theksuar se gjatë këtij viti ka rënë numri i të vdekurve në komunikacion.

“Realisht, në çfarëdo cilësie që jemi, qoftë si pasagjer, qoftë si vozitës, qoftë si person zyrtarë, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të japim kontributin tonë që sa më pak njerëz të kemi të lënduar, dhe sa më pak njerëz të të vdekur në këtë vend. Mos të harrojmë se i kemi 24 persona më pak, të vdekur në periudhën e njëjtë me vitet e kaluara, mirëpo mos të harrojmë se kemi mbi 5 mijë e 800 të lënduar që është një numër shumë i madh në krahasim me vitet tjera mirëpo 5800 është një numër shume i madh tek ne në Kosovë i pasagjerëve ose vozitësve të lënduar”, ka thënë Qalaj.

Tutje Qalaj tha policia e Kosovës do të angazhohet maksimalisht dhe do të jetë me strikte në raport me kundërvajtësit e ndryshëm, qoftë vozitësit, apo pjesëmarrësit tjerë ne komunikacion.

E ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi është zotuar se do të jenë me të vëmendshëm për të zbatuar rregullat rrugore.

Abrashi ka treguar se bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ndërhyjnë edhe në pika të zeza në Kosovë të cilat janë identifikuar.

Këtë javë kemi ndërhyrë në një nënkalim në fshatin Balincë, ku fatkeqësisht viteve të fundit kanë humbur jetën mbi 11 nxënës, ne kemi ndërhy dhe kemi bërë funksional këtë nënkalim. Ne do të veprojmë kështu anë e kënd Kosovës që do të shpëtojmë jetë. Ditëve në vazhdim do ta bëjmë edhe një mbikalim në fshatin Korroticë e Epërme që është një rrugë shumë me qarkullim, rruga nacionale Prishtinë-Pejë”, ka thënë Abrashi. /kp/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat