Zemaj viziton shkollën "Afrimi e Fahriu" në Komunë të Podujevës: Në hapësirat shkollore po respektohen masat anti Covid

Kosova

Zemaj viziton shkollën "Afrimi e Fahriu" në Komunë të Podujevës: Në hapësirat shkollore po respektohen masat anti Covid

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:22
Armend Zemaj

Minsitri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot shkollën "Afrimi e Fahriu" në Lluzhan të Komunës së Podujevës.

Ai nga afër pa respektimin e masave anti Covid, në hapësirat shkollore dhe se masat e ndërmarra, ishin në nivelin e duhur.

Postimi në Facebook:

Asgjë nuk do t'i lihet rastit në luftën kundër Covid-19!

Në aktivitete të ndara, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudarin dhe deputetët, vizituam Shkollën "Afrimi e Fahriu" në Lluzhan, ku pamë respektimin e masave anti Covid, në hapësirat shkollore. Masat e ndërmarra, ishin në nivelin e duhur.

Prindër të dashur, grumbullimet tuaja gjatë përcjelljes së nxënësve në oborr të shkollave, janë panevojshme. Gjatë sjelljes dhe marrjes së fëmijëve nga shkolla, ju lutem mos u grumbulloni sepse nuk e ndihmoni fëmijën tuaj as nxënësit tjerë. Përkundrazi.

Gjatë vizitës në AMF, në Lluzhan të Podujevës, e falënderova personelin mjekësor për përkushtimin e pa ndërprerë gjatë 24 orëve në shërbim të qytetarëve.

Të gjithë së bashku mund t'ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat