Veseli: Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare

Kosova

Veseli: Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 21:31
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin Xhavit Haziri.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin, Xhavit Haziri.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebok, ka thënë se Haziri i takon gjeneratës që përgatiti, ngriti e mori pjesë aktive në luftën çlirimtare.

Postimi i plotë i Veselit, pa ndërhyrje:

Rezistenca jonë shekullore kundër okupatorit serb, vijoi me gjenerata.

Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare.

Sot, e kujtojmë me nderim të thellë veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.

Ai do të kidnapohej nga forcat okupatore, por, shpirti i tij atdhetar, kurrë nuk do të zhduket as nështrohet. Atdheut dhe kombit i mungon ende vendi ku të vendosim kurora me lule, por nderimi nuk do të mungojë kurrë.

Lavdi e përjetshme për heroin Xhavit Haziri!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat