Kërkohet ndryshimi i ligjit për prokurim publik

Kosova

Kërkohet ndryshimi i ligjit për prokurim publik

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:51
Foto Ilustrim

Klubi i Prodhuesve së bashku me STIKK – Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, KIMERK – Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës, KAMA – Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve dhe G7- Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, kërkojnë ndryshimin e ligjit për prokurim publik.

Kjo kërkesë vjen kur shumë prodhues vendorë janë duke u përballur me vështirësi të shumta shkaku i pandemisë, për këtë arsye kërkohet ndryshimi i ligjit të prokurimit, në mënyrë që në procedurat e tenderimit për produkte dhe shërbime, të ju jepet përparësi kompanive vendore.

“Kjo kërkesë për të ju dhënë përparësi kompanive vendore prodhuese apo shërbyese, kërkohet të bëhet përmes ndryshimit të ligjit aktual për prokurim publik apo përmes një vendimi të veçantë qeveritar. Një kërkesë e tillë vjen kur dihet që një pjesë e konsiderueshme e buxhetit te shtetit shpenzohet përmes prokurimit publik, që nëse do i jepej përparësi kompanive vendore do të kishte ndikim pozitiv ne ruajtjen e vendeve të punës, sidomos pas problemeve që pandemia COVID ka shkaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat